Ceferin tregon nëse do të luhet ndonjë finale e Ligës Kampionëve në Arabinë Saudite

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se asnjë finale e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Arabinë Saudite në periudhën që ai do të jetë në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit.

Marketing

Arabia Saudite veçse ka nisur të marrë yjet e futbollit për të luajtur atje dhe kjo po konsiderohet si rrezik.

Madje, disa gara veçse kanë nisur të zhvillohen në Arabinë Saudite.

E fundit ishte Superkupa e Spanjës e cila u zhvillua në Riyadh, ku triumfoi Real Madridi, duke e mposhtur Barcelonën.