8:31 | 25 Prill 2021
08:31 | 25 Prill 2021
Aleksander Ceferin ka vazhduar sulmet e tij ndaj klubeve që kanë mbetur besnike ndaj projektit të Superligës.
Këtë herë, Ceferin ishte duke folur për Daily Mail ku vazhdoi rutinën e tij sulmuese ndaj klubeve.
Klubet e mbetura në Superligën Evropiane janë, Juventusi, Milani, Real Madridi dhe Barceloan.
Ceferin ka shfrytëzuar rastin të “kërcënojë” këto klube.
“Kam qenë vërtetë i mahnitur nga reagimi i Mbretërisë së Bashkuar. Kam pasur biseda me Boris Johnson dhe sekretarin e Shtetit, Dowen në 48 orët e famshme”, tha ai.
“Kjo tregon që nuk është gjithçka në shitje, nuk mund ti me miliardat e tua të thuash, nuk me intereson tradita, historia, të gjitha ato që duam, sepse kam mjaft para për ti blerë të gjitha. Këtë koncept nuk mund ta kuptoj”, shtoi ai.
“Çdokush duhet të përballet me pasojat, nuk mund të rrimë duarkryq. Për mua ka një dallim prej klubeve angleze dhe të tjerave, sepse ato ishin të parat që u tërhoqën dhe pranuan gabimin”, tha Ceferin.
“Janë të gjitha klubet që pranuan të dalin, dhe më pas janë këto që ende besojnë që Superliga ekziston. E në mes të tyre ka një dallim të madh, por të gjitha në fund do të jenë mbajnë përgjegjësi, do ta shohim”, shtoi ai.
Ceferin u ndal të flasë edhe për Agnellin.
“Jam ndjerë si të isha futur në makinë të larjes, isha në Zvicër dhe isha gati për reformat e reja në Ligën e Kampionëve. Isha madje duke e falënderuar Agnellin, por nga atje ndryshoi gjithçka, ai më thoshte “Nuk është e vërtetë” por në fund doli e kundërta”, përfundoi Aleksander Ceferin./Lajmi.net/