Çegran, akuzohet mësuesi për ngacmim seksual

Prokuroria kërkoi, ndërsa gjykata miratoi një urdhër paraburgimi 30-ditor, për një mësues që kreu sulm në bazë gjinore ndaj një nxënëse të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit. Incidenti ka ndodhur disa ditë më parë.

Marketing

Gjatë pushimit, mësuesi e ka ftuar nxënësen nëntë vjeçare, që të shkojë tek ai në klasë, e ka prekur dhe e ka puthur, dhe ka bërë një foto të përbashkët me vajzën. Kur vajza ka dalë nga klasa, i dyshuari i ka thënë asaj se do ta thërriste përsëri – thonë nga Prokuroria Publike.

Hetimi vazhdon, ndërsa mësuesi dyshohet për veprën – sulm gjinor ndaj një fëmije, që është nën 14 vjeçe. Sipas Kodit Penal, dënimi për një vepër të tillë penale është të paktën 12 vjet burgim, dhe nëse vepra penale përfshin lëndim trupor, vdekje ose pasoja të tjera të rënda, kryerësi mund të marrë deri në 15 vjet burg dhe ndalim të ushtrimit të profesionit të tij.

Alsat

Marketing