Çegranasit ultimatum Taravarit: Hiq firmat nga qytetet e tjera, kemi firmat tona!

Një firmë nga jashtë po kryen punimet për një kanalizim në fshatin Çegran. Si duket, kjo nuk u ka pëlqyer banorëve të fshatit, madje në komentet e bëra në postimin e vet kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, i janë kërrcënuar me ultimatum.

Marketing

“Ju kisha lutur urgjentisht që kompanitë nga Tetova të largohen nga fshati dhe të merren kompanitë e fshatit se përndryshe do të humbni zgjedhjet e ardhëshme. Unë dua drejtësi, nuk dua asnjë parti. Kompania duhet të jetë e fshatit, për me pasur edhe fshati përfitim. Ky është mendimi im”, shkruan banori nga Çegrani, Sead Ramadani.

Komentit të banorit të Çegranit i janë shtuar edhe komente të tjera të ndjashme. Banorët e Çegranit kërkojnë me ngulm që punët në fshat të realizohen nga kompani vendase, dhe jo kompani nga Tetova, Strumica dhe Struga.

Ky nuk është reagimi i vetëm i gostivarasve për firmat e angazhuara në Gostivar, të cilat vijnë kryesisht nga qytete të tjera. Gostivarasit ankohen që po angazhohen Avokatë nga jashtë edhe pse Gostivari ka gati 80 avokatë, sikurse reagojnë kur shohin se si kompani nga Strumica po kryejnë punime në Gostivar.

Kujtojmë që Çegrani është fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe ka me dhjetëra kompani që merren me punë ndërtimore.

BURIMI: blic.mk