Çegrani i Gostivarit dhuroi mbi 21 mijë euro për Shqipërinë

Banorët e Çegranit të Gostivarit përfshirë edhe ata që jetojnë në mërgim kanë kontribuar për situatën pas tërmetit në Shqipëri, duke dhuruar 21.750 euro, një donacion i grumbulluar nga banorët e këtij vendbanimi. “Edhe zyrtarishte perfundon iniciativa e Çegranasve “ÇEGRANI PËR SHQIPËRINË” e cila kishte per qellim te tuboje nje shum te caktuar te te hollave, permes te cilave do te ndihmohen te demtuarit nga termeti ne qytetin e Durresit. Iniciativa eci ne menyren me te mire te mundeshme, solidarizimi i Çegranasve ishte i jashtezakonshem, saqe per nje afat shum te shkurter kohore u ariten te tubohen 21. 750 euro, permes te cilave do te ndertohet 1 shtepi ne Thumane te Shqiperise.”, njoftuan nga kjo iniciativë.
Sipas tyre, paratë e tubuara u janë dorëzuar teologut Elvis Naçi dhe fondacionit “Firdeus”. Grupi organizativ, në emër të lëvizjes “Rezistenca”, ka faleminderuar të gjithe mërgimtarët dhe vendasit që bën të pamundurën që aksioni të ketë sukses.

Marketing

Marketing