Republika Çeke i ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, që ishte vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Nga 5 maji, masat e fundit që ishin në fuqi, siç ishin mbajtja e maskave në spitale dhe shtëpi kujdesi, nuk do të aplikohen më.
“Incidenca po vazhdon të bie”, tha ministri i Shëndetësisë së Çekisë, Vlastimil Valek.
Brenda shtatë ditësh, Republika Çeke ka regjistruar 77 infektime për 100,000 banorë.
Qytetarët tani do të paguajnë për teste për koronavirus me metodën PCR, nëse diçka të tillë ua rekomandojnë mjekët.
Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit mbi dy vjet më parë, 40,194 persona kanë vdekur në Republikën Çeke, si pasojë e sëmundjes COVID-19, thuhet në të dhënat zyrtare.
Republika Çeke, që është anëtare e Bashkimit Evropian, ka rreth 10.5 milionë banorë.