Çeliku: Gratë e angazhuara në bujqësi dhe përpunim do të marrin një grant të pakthyeshëm nga 3 mijë euro

Sot në Demir Kapi si Sekretar Shtetëror i MBPEU pata nderin dhe kënaqësinë që në emër të Ministrisë të bëj hapjen e kësaj ngjarjeје me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale.

Marketing

Përmes Masës 115 që mbështet gratë të cilat jetojnë dhe punojnë në zonat rurale, këtë vit për herë të parë që kur programi i zhvillimit rural ka qenë aktiv, gratë e angazhuara në bujqësi dhe përpunim do të jenë në gjendje të aplikojnë dhe të marrin një grant të pakthyeshëm nga 3 mijë euro.

Mbështetja do të ofrohet në formën e një ndihme financiare të pakthyeshme për fillimin e një aktiviteti shtesë të një anëtareje femër, të fermës bujqësore të regjistruar në REB ku nga gjithsej 171,000 fermerë të regjistruar, 37186 janë gra, ose 21.7% e totalit.

Thirrja për zbatimin e kësaj mase do të bëhet e ditur gjatë këtij muaji dhe për të njëjtën grave rurale që plotësojnë kushtet do t’u ofrohet mbështetje në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme.” – thotë Çeliku

Sot në Demir Kapi si Sekretar Shtetëror i MBPEU pata nderin dhe kënaqësinë që në emër të Ministrisë të bëj hapjen e…

Publiée par Nefrus Celiku sur Mardi 15 octobre 2019

Marketing