Çeliku: Paketa e re e tretë në mbështetje të bujqësisë!

“Paketa e re e tretë në mbështetje të bujqësisë!

Marketing

Me paketën e re të tretë të masave për të kapërcyer pasojat nga KOVID-19, i mbështesim fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë, për të ardhura të reja nga vendi pjellor i Maqedonisë. Me grupin e ri të masave, ne po investojmë 76.1 milion euro për mbështetje dhe zhvillim të bujqësisë:

✅5 milion euro për kredi të favorshme përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që kryejnë prodhimin primar bujqësor, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore primare dhe të përpunuara.

✅50% mbështetje për të mbuluar harxhimet e naftës së gjelbërt

✅3.5 milion euro në mbështetje të kultivuesve të rrushit dhe veraritë për prodhimin e destilatit alkoolik

✅Partneritete publike-private në sektorin e vreshtarisë dhe duhanit, për prodhimin e duhanit dhe përpunimin e rrushit, për një zhvillim edhe më të fortë të këtyre sektorëve të orientuar nga eksporti

✅Qiradhënie afatgjate të kullosave

✅Vendosje në punë të tërë tokës bujqësore, duke konsoliduar parcelat

✅Financimi i fermave dhe kantinave fillestare

✅Projekti “Modernizimi i Bujqësisë” – 50 milion euro përmes Bankës Botërore.” – thotë Çeliku