Celina, gati për Bullgarinë

Celina duket se është gati për Bullgarinë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, duket se është gati për ndeshjen e stome kundër Bullgarisë, raporton Gazeta Express.

Marketing

Ai ka postuar një foto nga hoteli ku po qëndrojnë futbollistët deri pak para ndeshjes dhe ka shkruar: “Dita e ndeshjes”.

Në mungesë të Arbër Zenelit, i cili u lëndua në barazimin 1-1 me Malin e Zi, Celina pritet të startojë në sulm së bashku me Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin.
22-vjeçari, i cili aktivizohet te Swansea City, ka bërë 12 paraqitje me “Dardanët” dhe ka shënuar 2 gola.