Çerdhja në Haraçinë, ministri Limani: Nuk nënshkruaj pa më kërkuar falje publike kryetari i Haraçinë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani  deklaroi se kryetari I Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje publike sepse e ka quajtur ministër jolegjitim. Ai tha se çerdhja në Haraçinë do të fillojë me punë atëherë kur Ibrahimi të vendos për legjitimitetin e ministrit sepse siç potencoi Limani nuk përshtaten joligjimiteti I tij me nënshkrimin e tij legjitim.

Marketing

E para njëherë të dy kryetarët e komunave por më tepër kryetari I Komunës së Haraçinës do të duhet të kërkoj falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jo legjitim dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse un jam legjitim ose nuk jam atëherë kur ai të bindet se unë jam legjitim në të njejtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim. Nuk shkojnë të dyja bashkë jo legjitimiteti im me legjitimitetin tim si nënshkrim” .

Kryetari I komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi I bëri thirrje Limanit që ti lënë anash inatet politike dhe të vazhdojë procesi edukativo Arsimor. Ai tha se bashkarisht duhet ti kërkojnë falje qytetarëve dhe fëmijëve të komunës së Haraçinës të cilët për çështje të tilla politike, nuk po I gëzojnë këto të drejta elementare. /SHENJA/

Marketing