Ceremoni solemne në UEJL! U promovua gjenerata e 18-të

Me një Ceremoni solemne, në praninë e prindërve, familjarëve, stafit dhe mysafirëve të tjerë, në Universitetin e Evropës Juglindore, u promovua gjenerata e 18 e absolventëve.

Marketing

Në fjalimin e tij, rektori Akad. Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti, i porositi absolventët ta mbajnë mend këtë ditë, e cila ju krijon emocione dhe u jep energji pozitive për statusin e qytetarit akademik që e fitojnë e që njëkohësisht është edhe përgjegjësi qytetare.

Со едноставен трик трајно излечете ја габата на вашите стапала!
Rektori Bexheti u tha absolventëve se UEJL-i po vazhdon rrugëtimin e rritjes, jo vetëm në parametrat akademik, profesional e shkencor, por edhe në ato të populacionit të studentëve, në diversitetin e ofertave programore, por edhe në krijimin e fakulteteve të reja.