Ceremonia e varrimit të Adem Demaçit nëpërmjet fotografive

Me nderime të larta shtetërore është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë, veprimtari i njohur politik, Adem Demaçi.

Marketing

Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.

Fillimisht, trupi i pa jetë i të ndjerit u vendos pranë bustit të Skënderbeut në sheshin e Prishtinës, për homazhe për të vazhduar pastaj në Varrezat e Dëshmorëve.

Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandela i Ballkanit”.

 

Marketing