Certifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

Sot nga ora 19:00 do të do mbahet protestë kundër masave të reja anti kovid të cilat do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme. Ndërkaq Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSS) ka kumtuar se e mbështet dhe i bashkohen “protestës civile kundër diskriminimit të të pavaksinuarve” ,

Marketing

Nga KSL-ja thotë se janë të shqetësuar për gjendjen me gjendjen shëndetësore të punëtorëve në vend, dhe veçanërisht, siç deklarojnë ata, për masat e reja të miratuara nga Qeveria që bëjnë diskriminim midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Si sindikatë, theksojnë ata, ne jemi të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës. Nga KSL-ja gjithashtu theksojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës.

Nga sindikata theksojnë se e drejta për vaksinim është e drejtë e zgjedhjes personale dhe punonjësit që janë nën presion për vaksinim kanë frikë nga puna e tyre, kështu që ata duhet të vaksinohen.