Inspektoriati Shtetëror i Tregut ka shtuar kontrollet për të parë se sa lokalet respektojnë masën për të mos lejuar hyrjen e klientëve pa certifikata vaksinimi. ISHT ka kryer gjithsej 1280 inspektime e ka mbyllur 20 objekte ku janë hasur klientë të pavaksinuar. Nga ISHT thonë gjithsesi se është problem fakti që inspektorët nuk kanë të drejtë të dënojnë klientët e për mosposedim të çertifikats së vaksinimit, dënimi shkon për lokalet.
“Nga sjellja e vendimit për posedim të çertifikatave të vaksinimit, janë kryer 1280 mbikqyrje. Janë mbyllur 20 objekte përshkak se disa klientë nuk posedonin çertifikata dhe nuk i kanë respektuar protokollet. Në gusht janë mbyllur katër objekte, 2 në Shkup e 2 në Tetovë. Në shtator gjithashtu janë mbyllur katër dhe këtë muaj janë mbyllur nëntë objekte. Ne nuk kemi kompetenca të kontrollojmë nëse klientët posedojnë çertifikatë vaksinimi dhe nëse e njejta është valide. Apeloj të shfrytëzojnë aplikacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, sepse nëse gjatë kontrollit vërtetohet se nuk keni çertifikatë, përgjegjësia bie mbi objektin gastronomik.”, tha Aneta Simeska Dimoska, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.