Era e fortë dhe rreshjet e mëdha të shiut kanë “pushtuar” vendin prej ditës së djeshme pasi Shqipëria, thonë meteorologët, është goditur nga stuhia “Ciaran”.
Sipas sinoptikanit Hakil Osmani pranë MeteoAlb rreshjet do të vazhdojnë edhe sot (e diel, 4 nëntor). Por, kur pritet përmirësim i motit?

Stuhia “Ciaran” ka prekur fillimisht Europën duke shkaktuar disa viktima, shtëpi dhe makina nën ujë dhe zona të tëra të izoluara e duke “paralizuar” kështu një pjesë të mirë të saj. Vendet më të goditura janë Franca dhe Italia.
ADVERTISING
Ç’është stuhia ‘Ciaran’ që ka prekur
Stuhia “Ciaran” është një ciklon ekstra-tropikal (stuhi rrotulluese) i pazakontë midis stuhive të Atlantikut të Veriut, të cilat rrallë prodhojnë shi të dendur dhe erëra të forta në zona të mëdha. Ekspertët thonë se duke pasur parasysh se ky ciklon ka mbërritur më herët në sezonin e stuhive, pasi pemët janë ende me gjethe dhe toka është ndikuar nga lagështira e kohëve të fundit, pritet që kjo stuhi të rrezikojë shumë vende.
Sasia e shiut që po bie është në nivel gati rekord në të gjithë Europën, ndaj meteorologët e kanë quajtur një ciklon- bombë.