Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov i ka bërë thirrje ish-kryeministrit të Maqedonisë, të arratisurit, Nikolla Gruevski për një duel televiziv në lidhje me çështjet historike.

Marketing

Ai tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Budapest, ku aktualisht është Gruevski, dhe të përballet me të.

“Unë i propozoj Gruevskit të vazhdojë duelin për historinë në përballje të drejpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të shkojë kurdo dhe kudo në edhe në Budapest nëse është e nevojshme, dhe të sqarojmë përgjithmonë nëse VMRO-ja ka qenë e Bullgarisë apo Maqedonisë së lashtë. Gjithashtu sugjeroj që mediat maqedonase dhe bullgaretë regjistrojnë debatin tonë. I bëj thirrje Gruevski të ftojë ndihmësit e tij, nëse dëshiron dhe historianët. Unë do të jem vetëm”, tha Karakaçanov.