Çështja me Maqedoninë e Veriut, jep dorëheqje kryediplomatja bullgare

Ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Gençovska tha për BTV se so do të parashtrojë dorëheqjen e saj në Parlament pasi ka mësuar se kryeministri Kiril Petkov ka zhvilluar negociata paralele se si të hiqte veto ndaj Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në këto takime, siç thotë ajo, Petkov ka diskutuar me liderët evropianë se si të anashkalohet vetoja bullgare për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Jashtme është një institucion perfekt. Pas çdo takimi ka transkripta. Ato kanë klasifikime të ndryshme dhe sipas përmbajtjes dhe mund të shfaqen nëse është e nevojshme”, tha Gençovska.