Lëvizja BESA edhe pse ka arritur marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje me LSDM-në, ajo ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarë ti zhvilloj ndaras. Eksponentë të kësaj partie mbrëmë kanë bashkëbiseduar me banorët në Komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Nerezit.
Kjo parti po vazhdon takimet intensive nëpër shumë vendbanime si pjesë e debatit të saj me strukturat partiake dhe me qytetarë, megjithëse ditëve të fundit vërehet një pjesëmarrje më vogël në këto takime, për dallim nga disa ditë më parë kur edhe nuk kishte zyrtarizuar koalicionin.
Pamjet në vazhdim tregojnë qartë se dita ditës Lëvizjes i pakësohen mbështetësit nëpër tubime. /fol.mk
Bogovinë:
Nerez: