“Nëse Rusia arrin të pushtojë Ukrainën, çfarë do të ndodhë më pas?” BBC ka publikuar një analizë për atë se çfarë do të ndodhë më pas nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Kjo është një pyetje ekzistenciale për Ukrainën, një moment përcaktues dhe i rrezikshëm për botën.
Së pari, forcat ruse do të duhej të merrnin zona shumë më të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, një qytet me afro tre milionë banorë, i njohur si pro-evropian dhe pro NATO-s”.
Më tej artikulli thotë se “Historia tregon se grushtet dhe pushtimet ushtarake kanë pasur sukses duke pushtuar pallatet presidenciale. Por kjo nuk do të mjaftojë.
Do të kishte një kundërsulm të egër dhe një kryengritje ukrainase që do të ngrihej shpejt. Mbështetja do të ndaj ukrainasve do të jepej nga shumë drejtime, nga shumë burime dhe nga shumë lloje”.
Sipas BBC nëse Rusia arrin të pushtojë Ukrainën, kjo ngjarje do të shënonte orët më të errëta të historisë.