Gjatë ditës së sotme, u paraqit në gjykatën e Zelandës së Re, terroristi që sulmoi dy xhami, duke lënë të vdekur 50 persona.
Terroristi Tarrent në gjykatë u paraqit me një veshje të bardhë por ajo që ra në sy ishte një simbol që bëri me gishta.
Në shikim të parë dukej si shenja “OK” por në fakt ajo ka një domethënie tjetër.
Simboli që bëri Tarrent ka të bëjë me lojën e vjetër “The Circle Game” apo Loja e Rrethit.
Loja e Rrethi është një lojë e vizionit dhe e mashtrimit që kërkon aftësi motorike. Loja fillon kur një nga lojtarët ofendues krijon një rreth me gishta.