Çfarë drame, Arsenali e mund në fund të ndeshjes Wolves

 

Arsenali ka arritur që të fitojë në fund ndeshjen kundër Wolves. Hee-Chan Hwang (10) shënoi për Wolves kurse Nicolas Pepe (82) dhe Alexandre Lacazette (90+5) shënuan për Arsenalin për t’i dhënë atyre një fitore të madhe në ndeshjen e sotme

Marketing

Arsenali ka fituar me plot dramë sonte në Emirates Stadium kundër rivalit direkt për top 4, Wolves.

Pjesa e parë nisi shumë më mirë për Arsenalin ku Gabriell Martinelli ishte afër të shënonte që në minutën e parë të ndeshjes.

Wolves do të shënonte një gol në minutën e 6-të me Romain Sais por ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Por goli do të ishte i rregullt në minutën e 10.

Gabriel bëri një gabim të gabuar për Ramsdale por atë e arriti më shpejt koreani Hee-Chan Hwang për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Alexandre Lacazette i Arsernalit do të pasonte për Gabriel Martinelli në minutën e 35-të, por ky i fundit goditi jashtë portës.

Rasti i fundit në këtë ndeshje ishte në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga Raul Jimenez që gjuajti me kokë por goditja e tij përfundoi jashtë.

Hee-Chan Hwang ishte futbollisti i parë që rrezikoi Arsenalin në minutën e 47-të por goditja e tij përfundoi jashtë afër shtyllës së majtë të portës së Arsenalit.

Alexander Lacazette do të shënonte gol poqë së aty nuk do të ishte Jose Sa në minutën e 72-të.

Goli i barazimit do të vinte nga zëvendësuesi i Martinellit, Nicolas Pepe i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 82-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin për Arsenalin.

Martin Odegaard ishte shumë afër për ta përmbysur rezultatin në minutën e 88 por topi përfundoi jashtë porte.

E kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë, Pepe përsëri ishte lojtar i ndeshjes pasi që asistoi për Lacazette që shënoi golin e dytë për Arsenalin.

Kjo fitore e ngrit në vendin e 5-të Arsenalin me 45 pikë një më pak se Manchester United në vendin e katër, por United ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Arsenali.