Çfarë e bëri që të përlotet në mes të emisionit Eriona Sulejmanin (FOTO)

Ish-“Miss Albania”, modele shumë tërheqëse dhe një nënë e dedikuar për Luanin e vogël,Eriona Sulejmani ishte thirrur në rrëfim ekskluziv për ‘Pasditja ime’ me Eraldo Rexhën.

Marketing

Image

Së fundmi Erjona u bë pjesë e kastit të personazheve publikë që u përzgjodhën për ‘Temptation Island’, program televiziv që u shfaq për herë të parë në ‘Canale 5’.

Ajo rrëfeu gjatë intervistët se  pjesëmarrja në ‘Temptation Island’ ishte për të  një udhëtim i domosdoshëm për të njohur sa më shumë veten.

Më tej Erjona ka folur për raportin me mamanë e saj, për të cilën vetëm duke e përmendur u përlot nga emocionet.

’Mamaja ime është gjithçka për mua.Është heroina ime.Kur je fëmijë i vogël, ke gjithmonë një pikë ku thua ‘Kam për të arritur’ ose një person që thua kam për tu bërë.Zakonisht fëmijët e vegjël thonë kam për tu bërë superman, unë kam thënë gjithmonë se dua të bëhëm si mamaja ime’ ka rrëfyer Eriona mes lotësh.