Një ndër to është Fondacioni Ahmat Kadyrov, i cili tenton të popullarizojë si figurë fetare ish-udhëheqësin çeçen, njëherësh babanë e udhëheqësit aktual të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.
Punë të ngjashme bën edhe Forumi Mysliman Evropian.
Sipas raportit britanik, “organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar këtij entiteti për një koment lidhur me gjetjet e raportit të RUSI-t, por ai nuk qenë i qasshëm.
Në ueb-faqen e saj, në internet, nuk gjenden të dhëna për mënyrën e financimit të organizatës.
Në korrik të vitit 2021, një delegacion nga Forumi Mysliman Evropian, i kryesuar nga kryetari i tij, qëndroi për vizitë në Kosovë. Talat Xhaferi.
Në takimin e 8 korrikut të vitit 2021, siç thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, “Talat Xhaferi, sot pati një takim me përfaqësuesit e Forumit Musliman Evropian të udhëhequr nga kryetari i këtij forumi, Abdul-Vakhed Niyazov”.
Duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, kryetari Xhaferi shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin dhe punën e tyre të mëparshme që synon të prezantojë në Evropë dhe botë imazhin e vërtetë të Islamit si fe dhe vetëdijen islame në tërësi. Xhaferi në atë takim i është referuar rëndësisë dhe përfitimeve që Maqedonia e Veriut të jetë shoqëri multietnike dhe shembull i bashkëjetesës në rajon. “Vetë fakti që unë si pjesëtar i komunitetit shqiptar jam Kryetar i Kuvendit për vitin e pestë apo mandatin e dytë dhe personi i dytë në detyrë në shtet, flet shumë për avantazhet tona si shoqëri multietnike”, ka theksuar Xhaferi. Gjithashtu, ai ka nënvizuar “vendosmërinë tonë të përbashkët strategjike për të ndarë vlerat evropiane në tërësinë e tyre dhe këtë e konfirmojmë me vetë faktin se tashmë jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që pritet të fillojë negociatat me BE-në”.
Nga ana e tij kryetari i i Forumit Musliman Evropian, Abdul Vakhed Niyazov e ka falënderuar kryetarin Xhaferi për mundësinë e këtij takimi dhe ka theksuar se është i nderuar që qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një vend që është shembull i ndritshëm në rajon për sa i përket respektimit të diversitetit dhe të drejtave fetare, paqes dhe bashkëjetesës.
Në fund, ty bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se do të vazhdojnë të punojnë në promovimin e respektit dhe bashkëjetesës reciproke. Çfarë dihet për Forumin dhe kush e udhëheq atë?
Forumi Mysliman Evropian është organizatë e themeluar në tetorin e vitit 2018 dhe i ka disa zyra në Evropë.
Udhëheqës i Forumit është Abdul-Vahed Niyazov. Në të kaluarën, ai besohet se ka qenë udhëheqës i lëvizjes “Myslimanët në mbështetje të presidentit Putin”, dhe gjatë një periudhe ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumë, dhomën e poshtme të Parlamentit rus.
Sipas ueb-faqes së Forumit, ai angazhohet për ofrim të ndihmës për integrim të emigrantëve myslimanë në shoqëritë evropiane, për ndërtim të xhamive dhe qendrave kulturore, apo për zhvillim të industrisë Halal në Evropë.
Por, Zyra e Departamentit për Siguri Shtetërore e Lituanisë ka thënë në raportin vjetor të 2023-tës se Forumi përhap propagandë kundër Perëndimit.
Sipas autoriteteve lituaneze, pozitat kryesore në Forum u takojnë udhëheqësve të organizatave myslimane ruse, të cilat kanë lidhje me administratën presidenciale të Rusisë. ( bashk.mk)