05/01/2025
Ballina Shëndet & Style Çfarë është depresioni i janarit dhe si ta trajtojmë atë

Çfarë është depresioni i janarit dhe si ta trajtojmë atë

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.

Marketing

Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Por nëse trupi ynë ka nevojë për disa ditë pushim pas festave, në fillim të janarit kryesisht nuk duhet të kemi frikë se po biem në depresion po duhet të respektojmë ndjesitë tona dhe nevojën e organizmit, ta lejojmë trupin të pushojë.

Një mënyrë tjetër për ta shmangur depresionin është të fokusohemi se si ta shijojmë janarin, kemi shumë aktivitete që mund t’i bëjmë, kjo nuk nënkupton që nuk mund të bëjmë një aktivitet sportiv, qoftë ajo edhe një ecje në natyrë.

Të rëndësishme janë edhe kontaktet me njerëz. Është mirë që kjo periudhë të shfrytëzohet për t’u takuar me më shumë njerëz që i duam.

Marketing