“Si mund të humbas peshë më shpejt?”, është pyetja më e shpeshtë që meshkujt dhe femrat mbipeshë kërkojnë në google
Ekspertët kanë shpjeguar se cili regjim ju ndihmon të humbni peshë më shpejt dhe më shumë.
Pothuajse çdo ditë ka një dietë të re, revolucionare që “garanton” humbje të shpejtë në peshë. Dhe ndërsa gjysma e obezëve (dhe ata që duan të humbin peshë) pranojnë t’i japin një shans, gjysma tjetër, megjithatë, i përmbahet recetës së vjetër të provuar që e kanë aplikuar shumë breza para nesh, transmeton Telegrafi.
Çfarë do të thotë kjo?
Hanë gjithçka si edhe më parë, por në sasi shumë më të vogël. Por cili prej tyre ka të drejtë?
Kohët e fundit, autofagjia ka qenë jashtëzakonisht e popullarizuar, por e cila bazohet në rregullin 8:16, domethënë gjatë 8 orëve mund të hani pa kufizime dhe për 16 orë të tjera nuk futet në organizëm absolutisht asgjë, përveç ujit (eventualisht çaj pa sheqer).
Dilema me të cilën përballen shumë njerëz që përpiqen të humbin peshë është nëse është më efikase të jesh në autofagji dhe të vuash 16 orë pa ushqim apo të hash pa kufizime në llojin e ushqimit, por në sasi shumë më të vogla?
Një studim i fundit i publikuar në “Journal of the American Heart Association”, sugjeron se mënyra më e mirë për të humbur peshë nuk është të mos hani fare, por të hani më pak ushqim.
Gjatë këtij studimi, shkencëtarët zbuluan lidhjen midis ndryshimeve në peshë dhe kohës nga vakti i parë në vaktin e fundit.
Pothuajse 550 persona morën pjesë në studimin e mësipërm. Të anketuarit ishin 18 vjeç e lart, me një indeks mesatar të masës trupore prej 30.8 BMI, që do të thotë se ata ishin në kategorinë e njerëzve mbipeshë.
Sipas rezultateve të studimit, rezultoi se koha e të ngrënit nuk ndikoi ndjeshëm në uljen e peshës trupore, ndërkohë që “zhvendosja” ishte shumë më e madhe dhe subjektet humbën shumë më tepër peshë kur reduktonin porcionet.
Kjo do të thotë, ata hëngrën të njëjtin ushqim si më parë, por në sasi shumë më të vogla – ata konsumuan afërsisht 500 kalori më pak.