Çfarë është nënvarianti JN.1 që po shkakton një valë të re infektimesh me Covid-19?

Versioni JN.1 i koronavirusit, i zbuluar për herë të parë në shtator, është tashmë dominues në SHBA dhe në të gjithë botën.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të dhënat në raport flasin për një aftësi të JN.1 për të “pushtuar” imunitetin, por deri më tani nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë se ky variant mund të shkaktojë sëmundje më serioze.

Duke nisur nga 5 janari, JN.1 vlerësohet se përbën 62% të të gjitha rasteve të koronavirusit, më shumë se 44% që ishte dy javë më parë.

CDC ka vërejtur po ashtu një rritje të prevalencës së JN.1 në udhëtarë dhe në ujërat e zeza, në shumicën e zonave në të gjithë botën.

Kujtojmë se sipas vlerësimeve, 97% e njerëzve kanë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, të marra nëpërmjet vaksinave.

Kjo mbrojtje imunitare mund të zbehet me kalimin e kohës, por tendencën e ka që të zgjasë dhe të parandalojë format serioze të sëmundjes, ose vetë infektimin.

Sipas CDC, COVID-19 dhe efektet e tij afatgjata si Covid-i i gjatë mbeten një kërcënim për shëndetin publik, sidomos për njerëzit që janë në rrezik më të lartë nga sëmundjet.