Çfarë fshihet pas xhelozisë së tepruar të partnerit?

Nëse partneri/ja nuk është i sigurt ka shumë mundësi që të ndihet i kërcënuar nga prania e meshkujve/femrave të tjerë në jetën e saj. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së vështirë që po kalon marrëdhënia.

Marketing

Një koncept i gabuar, por shumë i përhapur thotë se xhelozia është shenjë e dashurisë. Në fakt, xhelozia është problem serioz në një marrëdhënie, por nëse nuk është një shenjë e dashurisë, çfarë e shkakton xhelozinë.

1- Vetëbesimi i ulët

2. Tendenca për të ndryshuar shpesh humorin, gjendja e ankthit dhe paqëndrueshmëria emocionale.

3.Varësia që keni ndaj partnerit.

4-Frika nga mendimi se nuk je e mirë mjaftueshëm për partnerin tënd.

5- Një frikë kronike që të bën të mendosh vazhdimisht se partneri s’do të të dojë mjaftueshëm apo mund të të braktisë në një moment apo një tjetër.

Pra, nëse partneri juaj shfaq xhelozi ekstreme çfarë duhet të bëni?

Fillimisht, duhet të kuptoni që xhelozia që nuk ka të bëjë me ty, por me të. Eshtë shumë e rëndësishme t’i siguruni partnerit dashurinë dhe interesin që keni ndaj tij/saj. Studimet kanë treguar se ata që i përgjigjen kështu xhelozisë, pra duke shfaqur kujdes dhe dashuri kanë tendencë të kenë marrëdhënie më të qëndrueshme romantike.

Çfarë duhet të bëni nëse jeni ju xheloz?

Shmangni situatat që i krijon ti në mendjen tënde nga dyshime të pavërtetuara. Përpiquni të mos kaloni shumë kohë në rrjetet e tyre sociale dhe aq më tepër të spiunoni çdo gjë që ai/ajo bën aty. Do të rrisë ndjesinë e xhelozisë së tepruar edhe për gjëra që në fund të ditës s’duhet t’ju shqetësojnë fare. Punoni me veten dhe ndërtoni një vetëbesim të qëndrueshëm. Kjo do t’ju vlejë për sigurinë tuaj dhe të lidhjes.

Komunikoni me partnerin nëse po përjetoni xhelozi, por kujdes me mënyrën sesi flisni. Nëse përdorni ironinë, inatin apo shpreheni pa takt nuk do të arrini gjëkundi. Duhet të jenë të drejtëpërdrejtë, por në të njëjtën kohë delikatë.

Shpjegimet e qeta të ndjesive do t’ju ndihmojnë të gjeni një zgjidhje. Kjo sjellje do të shmangë zënkat e kota dhe partneri nuk do të ndihet konfuzë nga gjestet e tua të xhelozisë.