Dafina Zeqiri do të jetë një nga pjesëmarrëset e festivalit muzikor “Roskilde” krah emrave të njohur të muzikës botërore.
Pjesë e këtij festivali do të jetë edhe Dua Lipa.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Dafina duke zbuluar edhe emrat tjerë që do të performojnë.
“Ndihem e nderuar që do të performoj në Roskilde Festival më 2 korrik. Sigurohuni që të merrni biletat tuaja”, ka shkruar ajo.
Festivali Roskilde është një festival muzikor danez që mbahet çdo vit në jug të Roskilde. Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë dhe më i madhi në Nordikët.