Çfarë i ndodhi Luizit? Mjekët shkojnë në shtëpinë e “BBV” për këngëtarin

Pas manovrimeve të produksionit Luizi u detyrua ta pranonte se ishte një gënjeshtër sëmundj e tij, sërish ka pasur nga ata që besojnë se artisti me të vërtetë vuan nga një sëmundje e rëndë.

Marketing

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe njëherë gjendja e tij mbrëmjen e djeshme.

Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.

Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek./Indeksonline

Marketing