Kërkimet për lumturinë janë të shumta, nga mësimet prej njerëzve më të lumtur në botë, te hulumtimi i zonave blu të lumturisë.
Por, Dan Witters, drejtor kërkimor në “Gallup National Health and Well-Being” thotë se ka bërë shumë studime për të kuptuar se cilat janë shenjat dalluese që bashkojnë njerëzit e lumtur në çdo cep të botës. Sipas Dan, lumturia del nga një grup faktorësh që lidhen me stilin e jetesës, zakonet dhe përditshmërinë.
Nëse edhe ju keni këto 15 pika të përbashkëta me njerëzit e lumtur, me siguri jeni një prej këtyre të fundit.
Menaxhoni mirë financat dhe jetoni sipas mundësive tuaja. Keni mjaftueshëm para për të bërë gjithçka që doni
Ju vendosni qëllime vazhdimisht dhe i arrini ato
Gjithmonë gjeni kohë për udhëtime apo pushime me familjen dhe miqtë
Përdorni forcat tuaja për të bërë atë që dini të bëni më mirë çdo ditë
Ndiheni të sigurt në komunitetin tuaj
Mësoni diçka të re ose interesante çdo ditë
Ju keni dikë në jetën tuaj që ju inkurajon të jeni i/e shëndetshme
Ushqeheni mirë çdo ditë
Konsumoni pesë racione me fruta dhe perime të paktën katër herë në javë
Ju shkoni te dentisti të paktën një herë në vit
Në 12 muajt e fundit, keni marrë nisma për të përmirësuar apo investuar në zonën ku jetoni
Nuk pini duhan
Keni peshë normale dhe metabolizëm të mirë
Ushtroheni të paktën 30 minuta tre herë në javë
Jeni aktivë dhe produktivë çdo ditë.