Çfarë lexojnë shqiptarët në pushime?

Libri vazhdon të mbetet një nga zgjedhjet e qytetarëve për të kaluar ditët e nxehta të verës. Ai nuk mungon as në çantat e pushuesve, të cilët preferojnë të marrin me vete librat limonadë, me një subjekt të lehtë për t’u lexuar.

Marketing

Librat bestseller të zhanrit romancë janë më të kërkuarit dhe sigurisht klasikët të cilët nuk bien asnjëherë nga froni.

“Librat më të kërkuar pëtgjatë periudhës së veës janë romancat. Gjithashtu edhe thriller, librat psikologjikë janë ata që pushuesit i duan patjetër”, thotë librari Enriko Paja.

“Lexuesit kanë tendencën ose dëshirën e leximit të diçkaje të lehtë, të këndshëm. Një lexues normal gjithmonë merr çfarëdolloj libri, thjesht për të pasur me vete për të lexuar”, shprehet librarja Arta Topuzi.

Megjithatë një trend që po vihet re, janë edhe blerjet e librave psikologjikë-motivues, ndërsa trendi i shitjeve mbetet i njëjtë me verën e kaluar.

“Njerëzit preferojnë që përgjatë stinës së verës, përpos romancave të kenë edhe libra të motivimit psikologjik. Strategjitë për përmirësimin e vetvetes, suksesit, biznesit, shitjeve…”, shprehet Paja.

“Si gjithmonë në këtë periudhë ka rritje, qoftë të të rriturve, qoftë për kalamajtë, nuk ka as rënie, as ngritje kushedi çfarë”, shton Topuzi.

Por ajo çka vihet re në këtë sezon është dhe interesi i lartë që kanë treguar turistët për librin teksa kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar./ Tv Klan