Çfarë mendojnë qytetarët për vaksinimin kundër Kovid-19

Me daljen e vaksinës kundër virusit Covid-19, pandemisë duket se i vjen fundit.

Marketing

Derisa disa shtete veç më kanë filluar ma vaksinimin e popullatës, dozat e para të vaksinës në vendin tonë pritet të arrijnë në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjitha vaksinat do të jenë falas dhe nuk do të jenë të detyrueshme, u mbetet qytetarëve të vendosin nëse do të vaksinohen. TVM2 ishte në teren dhe anketoi disa qytetarë për të pyetur nëse të njëjtit do të marrin vaksinën, e përgjigjet e tyre ishin nga më të ndryshmet.

“Do ta marrim, sepse duhet të merret vaksina.”,- tha një qytetar.

“Unë njëherë nuk kam mendim, gjendja ime shëndetësore është stabile, për momentin nuk kam nevojë. Nëse do të jem në gjendje të rënduar, do të shkoja ta merrja vaksinën.”,- theksoi një qytetar.

“Ne më të vjetrit gjithnjë i kemi marrë dhe do të vazhdojmë t’i marrim vaksinat. Vaksina nuk është vetëm këtë vit, edhe më parë kemi marrë vaksina, pra e kemi përdorur dhe do ta përdorim sërish. Njerëzit nuk duhet të frikësohen.”,- u shpreh një qytetar.

“Deri sa të arrij ta marr unë vaksinën, ndoshta nuk do të jem gjallë.”,- tha një qytetar.

“Kam marrë vaksinën për gripin sezonal. Nuk kam frikë, kur do të vijë do ta marrë.”,- u shpreh një qytetar.

“Do ta pranojmë vaksinën. Sa i përket efektit, ne nuk e dimë atë.”,- potencoi një qytetar.

“Çfarë të them për vaksinën, ka shumë njerëz të vdekur, nuk kuptohem me këto gjëra, por mund të ndihmojë njerëzimin.”,- theksoi një qytetar.

Marketing