Çfarë ndodh me trupin tonë nëse nuk kryejmë marrëdhënie intime

Marrëdhëniet seksuale janë diçka e natyrshme që mbetet bashkëkohës i njeriut, nga mosha e pubertetit e deri në vijim.

Marketing

Seksi është një marrëdhënie mjaft e nevojshme për një çift në ndërtimin e një marrëdhënie në një tjetër stad, veç atij familjar.

Çfarë ndodh me trupin nëse lëmë pas dore një gjë kaq të rëndësishme? Pasojat janë nga më të ndryshmet, nga sistemi imunitar tek stresi e me radhë deri tek shëndeti kardiovaskular, sipas Living.

Ja pesë ndryshimet që pëson trupi nëse keni kohë pa bërë seks:

Sistemi juaj imunitar dobësohet: Mungesa e jetës seksuale aktive ul mbrojtjen imunitare të organizmit. Rrezikoni të prekeni më lehtë nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme.

Jeni më të stresuar: Studimet e ndryshme kanë provuar se njerëzit që nuk bëjnë seks rregullisht janë më të stresuar se njerëzit që kanë një jetë të pasur seksuale. Gjatë seksit lëshohet hormoni i oksitocinës, njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, i cili ka aftësi të reduktojë stresin.

Vagina nuk ndryshon përmasat e saj: Mjaft i besuat legjendës urbane që vagina ngushtohet nga mungesa e seksit. Paretet e vaginës thjesht janë në fazë shplodhjeje, por tonifikohen me aktin e parë të mundshëm.

Keni probleme me shëndetin kardiovaskual: Organi i parë që vuan mungesën e jetës së rregullt seksuale është zemra pasi seksi e mbron atë dhe e mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

Meshkujt kanë më shumë gjasa të pësojnë mosfunksionim erektil: Ky është një zbulim interesant, por sigurisht jo i mirëpritur nga meshkujt të cilët nuk bëjnë seks rregullisht. Mungesa e seksit rrit mundësinë e prekjes nga çrregullimet e ereksionit dhe kanceri i prostatës.