Çfarë ndodhi me Singaporin? Tetëfishohen rastet me KOVID-19 për 20 ditë

Singapori duket se por përballet me shpërthimin më të keq të pandemisë së koronavirusit. Rastet e para në vend u raportuan në 23 Janar por një politikë agresive testimi arriti që vendi të mbante në shifra shumë të ulëta përhapjen e pandemisë. Deri në një Prill vendi numëronte 1 mijë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa sot ka 8 mijë.

Marketing

10 ditë më parë në Singapor raportoheshin rreth 190 raste të reja ditore ndërsa në 24 orët e fundit ato janë shtuar me 1,426, rritja më e madhe e raportuar në vend.

Singapori u cilësua si shembull suksesi për mënyrën se si reagoi shpejt për testim dhe gjurmim të rasteve me COVID-19. Por rritja me 8-fish e rasteve brenda 20 ditëve e ka bërë shqetësuese situatën në vend.

Është konfirmuar tashmë që 80% e rasteve të reja që kanë rritur kurbën janë identifikuar në konviktet ku jetojnë të ardhurit në Singapor nga vendet fqinje të cilët punojnë në vendin ishullor. Vetëm në mes të marsit Singapori mbylli kufinjtë për disa vende ndërsa nga fillimi i Prillit qeveria ka lajmëruar masa tepër të rrepta lidhur me lëvizjen e qytetarëve pasi aktualisht vendi është kthyer nga një prej vendeve ku ishin ritmet më të ulëta të përhapjes në një prej atyre me normën më të lartë.

Megjithatë sistemi infrastukturor pararojë në të gjithë botën ka bërë që megjithëse vendi ka 8 mijë raste me COVID-19 vetëm 8 raportohen të kenë humbur jetën.

Marketing