Gazetari britanik Tim Judah, i cili njeh zhvillimet në Ballkan, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e tarifave për mallrat serbe dhe boshnjake, si dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet.
“Çfarë nënkupton saktësisht reciprociteti? Duket se nënkupton zëvendësimin e barrierave jotarifore, të cilat i përdor Serbia për t’i ndaluar në mënyrë efektive mallrat e Kosovës. Pra, tarifa hiqet, vetëm për t’u zëvendësuar me diçka tjetër që e barazon raportin”, shkruan Judah në Twitter.
Mesnatën e së mërkures, ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, për heqjen e tarifës prej 100 për qind në produktet serbe dhe boshnjake dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet. Qeveria, si është bërë e ditur, ka vënë masat e reciprocitetit me Serbinë, por jo edhe Bosnjën.