Çfarë përmban drafti i Paul Williams që u bë me porosi të Ahmetit? Përgjigjet Bekteshi

Kreshnik Bekteshi nga BDI në studion e Daily Click në TV21 ka treguar se çfarë përmban drafti i Paul Williams dhe në çfarë bazohet, përcjell TV21. Bekteshi tha se qëllimi kryesor është barazia e plotë dhe moslejimi i injorimit dhe shkeljes flagrante të parimeve të MO.

Marketing

“Është dokument që është përgatitur nga zyra e Pual Williams, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe ekspertë vendor por edhe inputin e liderëve të Frontit Europian por edhe të gjithë atyre që e kanë eksperiencën e duhur në mënyrën e funksionimit të një shteti si Maqedonia e Veriut, shtet multietnik ku ka më shumë komunitete. Kryesisht bazohet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në synimin dhe qëllimin e MO. Qëllimi final do të jetë barazia e plotë dhe moslejimi i injorimit dhe shkeljes flagrante të parimeve të MO”, tha Bekteshi.

Marketing