Çfarë po ndodh? Kreu i SAShK-ut larg mediave deri të dielën!

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ka bërë të ditur se nga sot dhe deri të dielën nuk do të jetaë i qasshëm për mediat, transmeton TV21.

Marketing

Nuk sqaron se pse ndodh ky distancim nga mediat, megjithatë dita e diel korrespondon edhe me afatin kur SAShK-u deri në mbrëmje duhet të japë vendim se çfarë do të ndodh me grevën në arsim.

“Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik, iu kërkoj falje që nuk kam qenë i qasshëm gjatë ditës së sotme, por dua të ju informoj se deri të dielën, 17.04.2022, në orët e pasdite nuk do të jem i qasshëm. Ju falënderoj paraprakisht”, shkroi Nedellkovi në Facebook.

Ndërkaq, greva e rreth 25.000 të punësuarve në arsim dhe kujdestarëve në çerdhe, vazhdoi edhe sot. Qeveria nuk dha propozim konkret gjatë takimit me përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Sindikata paralajmëron se do të sjellin vendim deri të dielën në mbrëmje./

Marketing