Regjim i Përkohshëm i Trafikut:
Sipas miratimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po realizohet rikonstruksioni i tubit të tunelit të djathtë nga Tuneli 1 në autostradën A1, në seksionin Demir Kapi – Smovicë.
Ndërprerje e Komunikacionit:
Më 03.10.2024, për shkak të një aksidenti trafiku në ora 08:00, është mbyllur për qarkullim magjistralja Manastir-Prilep, te Kryqi “Lagovo”.
Diversioni i Komunikacionit:
Më datë 1 Tetor 2024, nga ora 10:30 në R-1102, nga kryqëzimi në fshatin Tremnik në Demir Kapi, për shkak të punimeve ndërtimore, qarkullimi është i ndërprerë dhe devijohet përmes autostradës.
Situata:
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në kushte të thata.
Frekuenca:
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Kujdes:
LAM rekomandon ruajtjen e shpejtësisë së rregullt të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhimin me kujdes të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Regjimi i Komunikacionit Sezonal:
Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë që nga 1 prilli 2024.