



Mbrëmë në Big Brother VIP janë eliminuar dy banore. Përveç Sheilës, u eliminua edhe Paloma.
Por, një postim i saj në Instagram ka marr sot vërmendje. Ajo është kthyer te shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Paloma ka publikuar një fotografi, ku shihet se është afër derës që dërgon për në shtëpinë e Big Brother.
Ndryshe, pak para se të largohej Paloma, ajo zhvilloi një debat me tone të larta me dyshen Semi – Donald, e në momentin që u njoftua për largim, Paloma përqafoi të gjithë banorët por jo edhe Semin e Donaldin.