Çfarë po paralajmëron Ronaldo Sharka: Ky Big Brother do të jetë i frikshëm

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 2” Ronaldo Sharka ka folur në lidhje me edicionin e ri të “BBV3” dhe konkurrentët që do futen.

Marketing

Sipas tij personazhet që mund të ecin më shumë dhe të krijojnë popullaritet janë personat që kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose personazhe jo shumë të njohur për publikun.

Nëse një ndër VIP-at që futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është Albi Nako siç përflitet, Ronaldo shprehet se do jetë një “BBV3” i frikshëm, pasi shumë banorë do ia kenë frikë për ironin që ai ka.

Ronaldo Shkarka: Unë mendoj që ky “Big Brother” do jetë i frikshëm. Për shembull Albi Nako ka një ironi të paparë dhe gati, gati të frikshme. Është emër që përflitet. Unë kam dëgjuar vjet nga banorë që po bëheshin gati të futeshin në “Big Brother” që kur kishin dëgjuar emrin e Albit që ishte aluduar, kishte pak frikë.

Unë mendoj që në “Big Brother” ecin shumë personazhet që ose kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose ata që janë të sapodalë, filize të reja. Publiku ka më shumë interes të dijë për jetën e këtyre njerëzve sesa të një personazhi që ka vite dhe ne i dimë pothuajse çdo gjë. Këtyre personazheve që i dimë çdo gjë, unë i uroj të dashurohen dhe të fejohen aty brenda, por pse jo të nisin dhe ngjizjen e një fëmije”, tha ai në Wake Up.

Marketing