Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?

Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen – pasardhësi i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajak. Megjithatë, sipas analistëve, blloku duhet të dizajnojë në tëreësi diogun e jo vetëm të ndryshojë emrat që lehtësojnë këtë proces.

Marketing

Ambasadorët e BE-së e konfirmuan të premten Sorensenin për postin e përfaqësuesit të posaçëm. Pëlqimin përfundimtar pritet të japin të hënën ministrat e jashtëm të bllokut, në mënyrë që ai të nisë mandatin në fillim të muajit shkurt.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Nga Komisioni Evropian nuk kanë kthyer përgjigje për kp se si pritet të dizajnojë dialogun Sorensen, si dhe për qasjen e tij në këtë proces. Të heshtur për këto zhvillime kanë qëndruar edhe në Qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku thotë se pritjet janë të mëdha jo vetëm nga emisari i ri i BE-së për dialogun, por në tërësi nga përbërja e re e Komisionit Evropian.

“Presim një qasje ndryshe, pasi edhe vetë zonja Kaja Kallas u pa që është një lidership i ri i BE-së. Ka një frymë të re për të kërkuar rezultate nga dialogu, jo vetëm të mbajë takime koti sa për të marrë paga, siç ka ndodhur në vitin e fundit nga zotëri [Miroslav] Lajçak. Diplomati danez kishte një përvojë, sa e pash unë, qoftë si diplomat brenda institucioneve të BE-së, qoftë edhe në Ballkan. Kjo tregon se ai është një njohës i mirë i rajonit dhe në anën tjetër mendoj se duke i shtuar kësaj se kemi edhe një president amerikan që vjen nga bota e biznesit, dhe biznesmenët nuk operojnë me humbje. Ata konsiderojnë investimin amerikan si investim i shtetit dhe karshi kësaj do të kërkojnë përgjegjësi le të themi liderët populist si Vu֛çiq, dhe Kurti në Kosovë. Andaj lajmet janë të mira dhe po presim që të kërkohen më shumë rezultate konkrete nga dialogu”, thekson Sadiku.

Megjithëse konsideron se emrat e rinjë në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi janë premtues, profesori universitar, Dorajet Imeri, thekson se Bashkimi Evropian duhet të modifikojë në tërësi dialogun, në mënyrë që t’i jep përgjigje të duhur këtij procesi.

“Emrat e rinj të krerëve të Bashkimit Evropian janë shumë premtues për disa procese politike që po kalon Bashkimi Evropian. Megjithatë, bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë mbetur në këtë stad vetëm për shkak të emrave që kanë udhëhequr këto procese, por për shkak të mënyrës sesi është dizajnuar dialogu. Prandaj, konsideroj se Bashkimi Evropian duhet të shoh mundësinë reale për të modifikuar komplet rrjedhën e dialogut në mënyrë që sa më parë që të jetë e mundur, t’i jep përgjigjen e duhur këtij procesi. Në të kundërtën, proceset politike në rajonin tonë do të mbesin peng”, deklaron Imeri.

Mandati i emisarit aktual të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar.

Në krye me Lajçakun në këtë proces, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo që ende nuk ka gjetur zbatim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim të marrdhënieve që prej vitit 2011./kp