Kosova i ka mbyllur me humbje kualifikimet për ‘Euro 2020’, duke përfunduar e treta në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara.
‘Dardanët’ u mposhtën 0-4 nga Anglia në sfidën e fundit në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova humbi shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por ëndrra e ‘Dardanëve’ vazhdon.
‘Dardanët’ do të tentojnë Evropën përmes Ligës së Kombeve.
Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.
Ndeshja me Maqedoninë do të luhet në mars, çka do të thotë se Challandes do të ketë mjaftueshëm kohë që të studiojë kundërshtarin.
Madje, ai ka konfirmuar se të martën mbrëma do të
“Nuk e kam pasur Maqedoninë e Veriut deri dje në orën 20:00, por tani e kam mendjen atje”, tha Challandes në Klan Kosova.
“Nuk dua ta studioj, vetëm i shikoj rezultatet, dhe nuk mund të jap mendim për ta”.
“Nesër do të jem në Shkup dhe do ta filloj punën për këtë ndeshjen. Do të jetë një kundërshtar i fortë në Shkup. Pres një lojë të vështirë”.
“Do t’i përcjell lojtarët e mi nga tani për ndeshjen e marsit, por nuk i frikësohem Maqedonisë së Veriut. Më duhet të them se iu frikësova paksa Anglisë”, shtoi mes tjerash Challandes.
Ai foli edhe për shumë gjëra tjera, ne veçanti finalen e Nations League në Ligën D.
Të premton do të hidhet shorti se ku do të zhvillohet finalja, që ka mundësi të luhet edhe në “Fadil VOkrri”.
Kjo do të thotë se në rast fitores kundër Maqedonisë, Kosova për 90 minuta mund të kërkojë në shtëpi fitoren kundër fituesit të duelit Gjeorgji-Bjellorusi.
“Të premten shkojmë në Lion për shortin që do të hidhet dhe shpresoj se do ta luajmë finale këtu në fund në Prishtinë”, tha Challandes, duke u shprehur optimist para ndeshjes me Maqedoninë.