Champions League, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sonte

Me fillim nga ora 21:00 sot luhen edhe dy ndeshjet e radhës të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Chelsea-Real Madrid dhe Villareal-Bayern Munich.

Marketing

Në ‘Stamford Bridge’ sot skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të jetë nikoqir i Real Madrid, ku këta të fundit kërkojnë hakmarrjen për eliminimin e vitit të kaluar nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

‘Blutë e Londrës’ sot nuk mund të llogarisin në mbrojtësin e tyre të krahut të majtë, Ben Chilwell i cili që një kohë të gjatë është i lënduar, ndërsa Carlo Ancelotti do të ndjejë mungesën e Eden Hazard, Isco dhe Luka Jovic.

Sfidë mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në ‘El Madrigal’, ku Villareal do të pres në shtëpi Bayern Munich. ‘Nëndetësja e verdhë’ arriti në çerekfinale pas një triumfi të befasishëm ndaj Juventus, kurse ‘Bavarezët’ ndonëse në sfidën e parë me Salzburg barazuan 1-1, në ‘Allianz Arena’ shënuan fitore madhështore me rezultat 7-1.

Kujtojmë që dje u zhvilluan edhe dy sfidat tjera të Ligës së Kampionëve, ku Liverpool mposhti Benfican me rezultat 1-3, ndërsa Manchester City me rezultat minimal 1-0 mposhti Atletico Madridin.