Champions League/ Në fushë zbresin Barça, Inter dhe Liverpool

Java e dytë e Ligës së Kampioneve vijon sot në mbrëmje me ndeshjet e grupeve E,F, G dhe H. Padyshim sfida që ka vëmendjen më të madhe është ajo që do të luhet në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe Interit.Për këtë ndeshje, Valverde ka grumbulluar edhe kapitenin e saj, Lionel Messi, por ende nuk ka marrë një vendim se si do ta aktivizojë atë. Po kështu është përfshirë në listën e të grumbulluarve edhe Dembele. Barcelona në sfidën me Interin ka në favorin e saj faktorin ‘Camp Nou’ që e ka kthyer në një fortesë të vërtetë teksa në 32 ndeshje të Ligës së Kampioneve në të nuk ka pësuar asnjë humbje.

Marketing

Në krahun tjetër, Interi, që nuk njeh humbje në Serinë A, do të jetë pa Romelu Lukaku që po vuan një dëmtim muskular, kështu që në fushë nga minuta e parë pritet të jenë Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez me kilianin që kthehet në ‘Camp Nou’ si kundërshtar i katalanasve.

Ndërkaq, skuadra e Liverpooli do të presë në ‘Anfield’ Salzburgun. Skuadra kampione e Evropës u mund nga Napoli në javën e parë dhe ndaj austriakëve do të kërkojë të marrë 3 pikët e para në këtë edicion të Championsit. Skuadra e Klopp duhet të bëjë mirë llogaritë për këtë ndeshje, pasi Salzburgu e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Genkut 6-2, ku spikati i riu norvegjez Haland.

Sot në mbrëmje do të zbresin në fushën e lojës edhe Valencia dhe Chelsea në Grupin H. Skuadra spanjolle do të luajë ndaj Ajaxit në Mestalla, ndërkohë që Chelsea do të udhëtojë drejt Francës për t’u përballur me Lille.