Chelsea, 64 mln euro per talentin amerikan

Me largimin e Antonio Contes dhe merkaton e varfër në verë, askush prej tifozëve të Chelsea nuk priste që skuadra të luftonte për vendet e para të renditjes, në muajin Janar.
Por ekipi është përgjigjur mirë në gjysmën e kampionatit anglez duke imponuar shpenzime të nevojshme për pronarin rus Abramovic.

Marketing

Dhe ashtu sic bën në mënyrë të zakonshme manjati i bluve të Londrës, ceku këtë herë ka qenë i majmë dhe vetëm për një futbollist. 64 milionë Euro për talentin Christian Pulisic.
Mesfushori i lindur në Pensilvenia në SHBA por nga prindër kroatë, ka pranuar të firmosë me Celsin, skuadër të cilës do ti bashkohet në fundin e sezonit.

Futbollisti teknik do të qëndrojë i huazuar te Borusia e Dortmundit deri në fund të sezonit aktual. 20-vjeçari, i cili ka shkuar si adoleshent në Gjermani, ka luajtur me shumë se 80 ndeshje për Dortmundin, por e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte, sepse synonte të luante në Premier Ligë.

Kristian Pulishiç bëhet futbollisti amerikan më i shtrenjtë në histori, një lojtar të cilin drejtuesit e Celsit e quajnë si një nga talentet më premtues të futbollit.