Blutë janë gati që t’ia ofrojnë 396 mijë euro në javë belgut.
Chelsea pritet ta bëjë Eden Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
27-vjeçari ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij dhe klubi londinez është gati që t’i hapë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Bisedimet pritet të fillojnë para Krishtlindjeve, ku klubi anglez do t’ia ofrojë një pagë marramendëse yllit belg, i cili deri më tani po shkëlqen me fanellën blu ku deri më tani i ka shënuar 11 gola në të gjitha garat.