Chelsea e bën Hazardin lojtarin më të paguar në histori të klubit

Chelsea i ka ofruar kontratë të re Eden Hazard me 300 mijë funte në javë, por ylli belg dëshiron të vlerësojë interesimin e Real Madrid, para se të vendos përfundimisht për të ardhmen.

Marketing

Është trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, që ka konfirmuar e Chelsea është e gatshme t’i ofrojë kontratë të re prej 300 mijë funte në javë Eden Hazard.

Me këtë pagë, Hazard do të bëhej lojtari më i paguar në histori të Chelsea, por 27 vjeçari para se të vendos për të ardhmen e tij, dëshiron të dijë qëndrimin e Real Madridit.

“Është pranë të ndodhë”, ka deklaruar Sarri në konferencë për shtyp, derisa fliste për nënshkrimin e marrëveshjes së re mes Hazard dhe Chelsea.

“Klubi është në dispozicion që të nënshkruajë një kontratë të re me të, por i mbetet atij të vendos nëse dëshiron të rinovojë”.

“Unë e dua Edenin këtu, por natyrisht, e dua këtu nëse edhe ai dëshiron të qëndrojë”.

Eden Hazard jo pak herë ka qenë i lidhur me një transferim te Real Madrid, për të cilën skuadër ëndërron të luajë një ditë.