Chelsea fiton minimalisht ndaj Everton dhe sheh zonën Champions

Chelsea triumfoi minimalisht ndaj Everton, në ndeshjen e javës së 34-t në Premier League.

Nuk luajti në këtë sfidë sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, i cili për shkak të rregullores, u detyrua të ndjekë ndeshjen nga tribuna. Kartoni i 23-vjeçarit zotërohet nga Chelsea dhe për këtë arsye nuk i lejohej të luante.

Sa i përket ndeshjes, goli i vetëm u realizua nga Jackson Martinez në minutën e 27-të, pas një asisti të marrë nga Enzo Fernandez.

Sukses i rëndësishëm për londinezët, që mbajnë vendin e katërt me 60 pikë dhe vazhdojnë luftën për një vend në Champions.

Në krahun tjetër, Everton zbret në vendin e 34-t me 38 pikë, ndërsa kjo është humbja e dytë radhazi, pas asaj me Manchester Cityn.

Marketing