Ballina Sport Chelsea konkurrues, por Manchester City përmbys londinezët për tri pikët

Chelsea konkurrues, por Manchester City përmbys londinezët për tri pikët

Manchester City ka fituar derbin kundër Chelsea.‘Citizens’ kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1, duke përmbysur ‘Blutë’ e Londrës.

Marketing

Lojtarët e Frank Lampard arritën të kalojnë të parët në epërsi, duke kapur në befasi kampionët në fuqi. Ishte N’Golo Kante ai që shënoi golin e parë në këtë takim, në minutën e 21’ të takimit.

Manchester City u përgjigj shpejtë me anë të belgut Kevin De Bruyne (29’), i cili me një lëvizje fantastike hapi rrugë për një goditje të saktë, të cilën Kepa nuk mund ta ndalte.

Skuadra e Pep Guardiola nuk u ndal këtu, për të arritur që të shënonte edhe golin e përmbysjes, me anë të Riyad Mahrez, i cili shënoi në minutën e 37’.

Ishin këto tri gola të shënuara në pjesën e parë që vendosën fatin e këtij derbi, duke bërë që Man City të marrë tri pikët në xhiron e 13-të.

‘Citizens’ tashmë numërojnë 28 pikë, duke kaluar në pozitën e tretë në tabelë, kurse Chelsea mbetet në kuotën e 26 pikëve, për pozitën e katërt.

Marketing
Exit mobile version