Chelsea kryen detyrën, shumë afër çerekfinales

Chelsea është me një këmbë në çerekfinale të Europa League, pasi e mposhti 3-0 në “Stamford Bridge” Dinamo Kieven.
“Blutë e Londrës” kanë kryer me sukses detyrën në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Europa League, raporton Gazeta Express.

Marketing

Chelsea e mposhti Dinamo Kievin nw “Stamford Bridge” me rezultat tw pastwr, 3-0, një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17’ nga ish-sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola, fillimisht Willian shënoi për 2-0 në minutën e 65’, kurse për rezultatin përfundimtar shënoi talenti, Callum Hudson-Odoi në minutën e 90’.

Chelsea shkon i qetë në Ukrainë javën e ardhshme, pasi kreu me sukses detyrën në Londër.